Kryetari Muharremaj, i vendosur për ruajtjën e pyjeve

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, është i vendosur për ruajtjen e pyjeve dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që janë pjesë e dëmtimit të pyjeve. Ai sot ka ftuar në takim personat përgjegjës dhe të tjerë që kanë ndikim në marrjen e masave për këtë qëllim. Kështu në takim ishin të ftuar, Zejnullah Gashi, zv.kryeprokuror në Prizren, Robert Tunaj, gjyqtar në Gjykatën e Suharekës, Ali Buzhala, drejtor i Agjensionit të Pyjeve në Regjionin e Prizrenit, Milazim Lumi, komandant në Stacionin policor në Suharekë dhe zyrtarë tjerë komunal. Nga të gjithë këta kryetari Muharremaj, ka kërkuar përkrahje për ruajtjen e pyjeve dhe ndëshkimin e prerësve ilegal, duke shtuar se: “Ju kam ftuar dhe po kërkojë ndihmën tuaj rreth ruajtjes së pyjeve. Nuk mund të qëndroj indiferent karshi dëmeve që po i bëhen çdo ditë ambientit dhe asaj pjese të bukur në bjeshkën e Dellocit dhe të Maqitevës. Kërkoj përkrahjen tuaj dhe marrjen e masave ndaj të gjithë prerësve ilegal, si dhe të atyre që i ndihmojnë këta persona”. Pas kryetarit ka fol Zejnullah Gashi, zv.kryeprokuror në Prizren, i cili ka premtuar se do të përkrahë Komunën. Edhe gjyqtari Tunaj, gjithashtu ka premtuar se do të shtojë efikasitetin sa i përket kësaj fushe. I të njëjtit mendim ka qenë edhe përfaqësuesi i policisë, komandanti Milazim Lumi. Nga ky takim u vendos që të shtohet bashkëpunimi në mes të policisë, rojeve dhe qytetarëve, si dhe të shtohet efikasiteti i të gjithë akterëve që ndikojnë në ruajtjen e pyjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …