Kryetari Muharremaj, interesohet për ruajtjen dhe mos dëmtimin e lisave në stazën e ecjes

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në mëngjes ka ftuar zyrtarë dhe përgjegjës të Ekonomisë së pyjeve, si dhe ekspert të kësaj fushe me të cilët ka biseduar rreth ruajtjes dhe mos dëmtimit të lisave në stazën e ecjes, e cila ka filluar të ndërtohet. Kryetari Muharremaj së bashku me zyrtarë të drejtorisë së bujqësisë dhe pylltarisë dhe ekspertë të pylltarisë, si dhe përfaqësues të Agjencisë së pyjeve kanë vizituar vendin ku po ndërtohet staza e ecjes dhe e biçiklistëve. Aty është biseduar rreth ruajtjes së lisave shumëvjeçarë dhe u fol për sanimin e atyre që kanë filluar të dëmtohen. Shtigjet e ecjes dhe e biçikletave do të përfundojnë brenda këtij muaji dhe do të jenë një ofrim i mirë i kushteve për ata që do ti shfrytëzojnë. Kryetari kërkon nga qytetarët që të mbajnë pastër ambientin pasi shumë shpejt do të jetë ky një vend shumë atraktiv për të gjitha të interesuarit që dëshirojnë të ecin dhe të ruajnë shëndetin.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …