Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me stafin e tij në ditën përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Samadrazhë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te lapidari i dëshmorëve në mes të fshatit dhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë. “Respekti ndaj dëshmorëve nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit nuk ka asnjë çmim. Andaj nderimi ndaj tyre na takon të gjithëve” ka thënë kryetari Muharremaj me këtë rast.
Në shenjë nderimi të këtyre dëshmorëve, në fshatin Samadraxhë, u organizua edhe një tubim përkujtimor.