Kryetari Muharremaj, ka filluar punën në Drejtorinë e Kadastrës dhe Pronës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, siç e ka bërë praktikë prej se ka ardhur në krye të parit të Komunës, të filloj punën me takime me qytetarë nëpër fshatra, pastaj të vizitojë dikasteret nëpër Komunë, ai sot ka filluar me punë në Drejtorinë e Kadastrës dhe Pronës. Kryetari së bashku me drejtorin e drejtorisë Emrush Bytyçi kanë bashkëbiseduar me stafin e kësaj drejtorie rreth punëve që ata po i kryejnë. Kryetari është interesuar për kushtet e punës, për efikasitetin që po e arrijnë shërbyesit civil në këtë drejtori si dhe ka kërkuar që të jenë sa më cilësor në punë, të respektojnë palët që vijnë për të kryer punë dhe të respektojnë orarin e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …