Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar disa nga banorët e fshatit Nishor , me të cilët ka biseduar rreth investimeve të ardhshme në këtë fshat, rreth kërkesave të tyre që kanë për rregullimin e infrastrukturës si dhe ka premtuar para tyre se atë që e premton do ta realizojë “Angazhimi im do të jet i vazhdueshëm, në gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës, për këtë premtojë dhe do ta mbaj fjalën”, tha kryetari Muharremaj.