Kryetari Muharremaj, ka takuar ministrin e brendshëm Bejtush Gashi

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në ditën botërore të zjarrfikësve, ka takuar ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, me të cilin ka biseduar rreth ndërtimit të një ndërtese për zjarrfikës në Suharekë, një ndërtesë moderne e cila do ti plotësojë kushtet për Njësinë e këtushme të zjarrfikësve. Kryetari Muharremaj, ka kërkuar gjithashtu që të shtohet numri i zjarrfikësve në Suharekë, pasi aktualisht është numër shumë i vogël me vetëm 14 anëtarë, ndërkohë që parashihet sipas standardëve që për 1500 banorë të jetë një zjarrfikës, ndërkaq që Komuna e Suharekës me numrin e zjarrfikësve qëndron shumë keq, madje më keq se shumë Komuna tjera në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …