Kryetari Muharremaj ka vizituar Lagjën “ Fidanishtja “ në Therandë

Kryetari i Komunës së Therandës, z. Bali Muharremaj i shoqëruar edhe nga Këshilltari komunal Leonard Shala, ka qëndruar në mesin e banorëve të Lagjes “Fidanishtja” në Therandë. Gjatë kësaj vizite ai është konsultuar për realizimin e Projektit që do të fillojë shumë shpejt “Trajtimi i ujërave atmosferike të “Dubiqakut” dhe kryetari ka bashkëbiseduar me banorë se nga cila anë është më mire për t’ ia dhënë drejtimin këtyre ujërave. Me banorë gjithashtu është diskutuar dhe është shikuar mundësia e gjetjes së hapësirave për të ndërtuar një rrugë unazore për të shkarkuar sadopak trafikun e stërngarkuar nëpër qendër të qytetit. Kryetari Muharremaj ka bashkëbiseduar me këta banorë edhe për shumë kërkesa dhe plane të tyre në mënyrë që Lagja të funksionojë sa më mire dhe të jetë një lagje me ambient joshës dhe të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …