Në 19 vjetorin e rënies për lirinë e atdheut, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, si dhe delegacione të tjera kanë nderuar me homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te vendi i rënies së Fetah Gegës dhe Xhavit Bajraktarit. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka thënë se me fol për heronjtë, dëshmorët na duhet një kohë shumë e madhe, këta kanë sakrifikuar çdo gjë, prandaj ne duhet të kemi respekt për familjet e dëshmorëve dhe për shokët tanë që ranë. Për mua dëshmorët janë gurthemel i shtetit të pavarur dhe të lirë, gurthemel të demokracisë”, ka thënë kryetari Muharremaj.