Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me një pjesë të stafit, në përvjetorin e vrasjes ka përkujtuar dhe nderuar heroin e kombit Besim Ndrecën. Së bashku me kryetarin kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule edhe familjarët e besimit, shokët dhe bashkëveprimtarët e tij, duke e kujtuar veprën madhore të Besim Ndrecës.