Sot në orën 08:00, kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka filluar punën në Drejtorinë e Shërbimeve Publike Mjedis dhe Emergjencë, ku ka takuar drejtorin e kësaj drejtorie Enver Shabani dhe zyrtarët tjerë të këtij dikasteri.
Kryetari Muharremaj u ka uruar punë të mbarë dhe ka kërkuar nga ata angazhim maksimal në punët e tyre.