Kryetari Muharremaj takon drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës, ku rend dite i këtij takim ishte:

  1. Analiza e suksesit në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2017/2018

  2. Vijimi dhe disiplina e nxënësve

  3. Realizimi i plan-programeve gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2017/2018

  4. Përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019

  5. Të ndryshme

Drejtori i Arsimit, Remzi Bytyqi, e ka hapur takimin ku ka falënderuar të gjithë drejtorët për pjesëmarrje dhe ja kaloi fjalën Kryetarit Muharremaj, i cili në fjalën e tij, ka kërkuar nga drejtorët që në vitin e ardhshëm shkollor, të ketë cilësi maksimale, rend dhe rregull nëpër shkolla dhe në asnjë mënyrë të mos mungoj ambienti i pastër në shkolla të Komunës së Suharekës dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit dhe të gjithë drejtorët që 1 Shtatori të na gjejë me të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për një fillim-vit të mbarë shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …