Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar ekspertët për të diskutuar gjetjen e zgjidhjes së problemeve për mënjanimin e vërshimeve. Me prof. Sylejman Daka dhe ekspertë të tjerë analizuan pikat kritike të cilat shkaktojnë vërshime në komunën e Suharekës. Do të analizohet gjendja në terren ku do të pastrohen lumenjtë dhe do te ketë punime dhe analiza për gjetjen e zgjidhjes si në rrugën e Reqanit “Xhavit Sylaj”, pjesa mbi lagjen “Fidanishte” dhe zona të tjera të cilat do të trajtohen me një analizë më të hollësishme në të ardhmen tha kryetari Muharremaj.