Si çdo të enjte, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takimet me qytetarë. Këto takime realizohen “sy më sy” me kryetarin, ku qytetarët i shprehin para tij brengat dhe hallet e tyre. Kërkesat e qytetarëve, kryetari Muharremaj i pranon me shumë sinqeritet duke i ofruar atyre zgjidhje në kuadër të kapaciteteve që ka Komuna e Suharekës.