Kryetari Muharremaj vazhdon të inspektojë punimet edhe gjatë vikendit

Në të mirë të qytetarëve dhe për të mbajtur premtimet e dhëna, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nuk ka të ndalur. Ai edhe gjatë ditëve të vikendit dhe orëve të pasdites është në terren. Kështu këto dy ditë të shkuara ai së bashku me një zyrtarë komunal ka inspektuar punimet ne rregullimin e kanalizimit në fshatin Dragaqinë. Pastaj, rregullimin e nyjeve sanitare në Shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, pastaj ka asistuar në pastrimin e rrugëve të qytetit dhe disa hapësirave tjera, Kryetari në rrjetet sociale ka premtuar se: “Në secilën hapësirë të Komunës, do të jemi vigjilent në mbikëqyrjen e punimeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …