Kryetari Muharremaj viziton SHFMU në Studençan

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, e ka vizituar shkollën fillore të fshatit Studençan, ku ka takuar drejtorin dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ai ka biseduar me drejtorin dhe mësimdhënësit për punën që po zhvillohet në kuadër të procesit mësimor dhe ka kërkuar nga ta angazhim dhe cilësi në mësimdhënie, njëkohësisht edhe duke u shprehur i kënaqur me punën qe po e bëjnë me nxënësit e kësaj shkolle. Mësimdhënësit janë shprehur të kënaqur me punën që ata po bëjnë dhe i kanë premtuar kryetarit Muharremaj se do të angazhohen edhe më shumë sa i përket cilësisë mësimore. Kryetari, ka vizituar edhe dy klasë të nxënësve ku ka ndjekur se si zhvillohet një orë mësimi në këtë shkollë dhe nxënësve u ka uruar së pari shëndet dhe mësime cilësore. Nxënësit e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën që ju ka bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …