Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar shkollat e mesme të komunës, ku ka ndjekur nga afër regjistrimet e nxënësve që po bëhen në këto institucione arsimore.
Kryetari Muharremaj në një fjalë rasti tha se nxënësve i’u uroj suksese të mëtejshme në procesin mësimor dhe në zhvillimin e tyre arsimor. Vitin e ardhshëm na presin sfida tjera por jemi të përgatitur me projekte konkrete për cilësi në arsim, tha kryetari Muharremaj.