Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Në vendimin e kryetarit Ismajli bëhet e ditur se të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë do të pezullohen dhe të gjithë flamujt e vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë. Lidhur aksidentin fatal është arrestuar drejtuesi i automjetit që kishte shkaktuar aksidentin. Edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shprehur tronditjen e tij lidhur me rastin dhe ka kërkuar zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te kjo ngjarja tragjike me pasoja tejet të rënda për familjen Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …