Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar qytetin e Ferizajt

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar qytetin e Ferizajt

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot qytetin e Ferizajt. I shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kryetari Hoxhaj vizitën e ka nisur në kompaninë “Cadi Comerce”, e cila është e vetmja në Kosovë për prodhimin e mjeteve të pastrimit dhe që bën eksportimin e prodhimit të tyre në 12 vende të shteteve të Evropës dhe në rajon.

Gjatë vizitës në këtë kompani, e cila ka të punësuar 55 punëtorë, kryetari në detyrë Hoxhaj ka thënë se kompanitë si këto, ndërmarrësit si këta, janë heronjtë e ri të Kosovës.

“Në lidershipin e kryetarit Agim Aliu dhe qeverisjes së PDK-së, Ferizaj është shëndrruar në një kryeqendër ekonomike. Kjo kompani, si një storie suksesi e jashtëzakonshme, është pikërisht arsyeja që ne kemi propozuar masat tona në Pakon e Rimëkëmbjes dhe të cilën më pas e kemi votuar, sepse, 40 deri në 50 mijë biznezse do të përfitojnë nga fondi 200 milionë euro.”, ka thënë kryetari Hoxhaj, duke shtuar.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë vazhdimisht opozitë ndaj pushtetit, por asnjëherë ndaj qytetarëve dhe bizneseve”.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se qeverisja komunale e PDK-së do të jetë gjithmonë afër bizneseve të këtij qyteti.

“Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të bizneseve. Tani do të nisim edhe heqjen e qerave ndërsa do të vazhdojmë me lehtësirat tjera. Votimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ishte pikërisht për të qenë afër bizneseve dhe qytetarëve”., ka thënë Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …