Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj takohet më ambasadorin hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj takohet më ambasadorin hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë, deputeti Elmi Reçica, kanë takuar në seli të partisë, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë pas ngjarjeve me Gjykatën Speciale, rolin e PDK-së si parti opozitare dhe sjelljen e saj karshi disa temave nacionale dhe interesave të qytetarëve. Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës në të gjitha fushat, dhe të dy janë pajtuar se ka ende shumë tema e projekte ku mund të bashkëpunohet. Njëri nga ta është projekti aktual shumë milionësh i Hungarisë në Ferizaj ku do të investohet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, që konsiderohet njëri nga projektet më të jashtëzakonshme në qytetin e Ferizajit të udhëhequr nga PDK-ja. Hoxhaj dhe Reçica e kanë falënderuar ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për këtë mbështetjen e këtij projekti, dhe nevojën që të vazhdohet edhe më tutje ky lloj bashkëpunimi në interes të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …