Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj në trojet shqiptare. Në një telegram urimi drejtuar kryegjyshit botëror, kreu i shtetit shqiptar shprehet për një ringjallje pranverore me lindjen e imam Aliut. “Gjatë kësaj dite të madhërueshme, kur besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë në këtë prag ringjalljeje pranverore lindjen e Imam Aliut, që për ta, si dhe për të gjithë ne, përfaqëson ripërtëritjen e besimit të palëkundur te jeta, vepra dhe forca e patjetërsueshme e të Plotfuqishmit, shqiptarët festojnë së bashku dhe ndajnë me njëri-tjetrin edhe gëzimin dhe shpresën për jetën dhe për një të ardhme më të mirë”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit, Bujar Nishani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …