Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet i gatshëm që Opozita të ulët e të bisedojë më partitë në pushtet për caktimin e agjendës zgjedhore. Ajo qe unë jam i sigurt është se vendi do të mbajë zgjedhje shumë shpejt. Ne jemi të gatshëm të ulemi për zgjedhje më partitë në pushtet. Rruga është të ulemi të caktojmë datën e zgjedhjeve dhe për këtë ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë”, ka deklaruar Limaj. Sipas tij protestat nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Qeverisë. Limaj, ka theksuar se tri partitë opozitare kanë dallime dhe i respektojnë ato. Opozita për herë të parë në Kosovë, ka arritur të formojë një front. Ajo nuk është një parti politike, por janë tri sosh. Opozita insiston në kauzën e saj dhe vazhdimisht kemi pasur dallime në qasje dhe qëndrime, por megjithatë nuk ka lëkundje. Opozita do të vazhdoj sikur deri më tani përkundër dallimeve”, ka saktësuar Limaj.
