leoni

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorin Sadik Shala në përjetorin e rënies heroike

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kujtuar rënien e dëshmorit Sadik Shala. Ai ka shkruar në llogarinë e vet në rrjetin social se Shala ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njësive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime. “Sot është 19 vjetori i rënies heroike të themeluesit dhe komandantit të parë të logjistikës së brigadës 121, i dëshmorit Sadik Shala, i cili ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njësive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime. Sadiku ishte krahu im i djathtë që kur iu bashkuam UÇK-së në vitin 96’. Ai vuri çdo gjë në shërbim të lirisë. Shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së. Sadiku personalisht, dhe gjithë familja e tij dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare, e gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri, e bashkë me të atë ditë ranë heroikisht edhe profesori Hamdiu, Habibi, Afrimi dhe Limani. Lavdi veprës suaj bashkëluftëtarët e mi, gjaku juaj u bë themel i lirisë së atdheut tonë. Lavdi dëshmorëve të kombit, kur do e ku do që kanë rënë për atdhe!”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …