Kryetari “non grata” i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur fitore historike triumfin e djathtistes ekstremiste, Gjorgjia Meloni, duke thënë se ata janë miq të PD-së. Lidhur me këtë Fitore të cilën Berisha e quan historike të Koalicionit te Qendres se Djathte, ai ka shkruar se miqve tane ne Itali iu shpreh urim te perzemert per suksesin historik, për fitoren e shkelqyer të udheheqesve te koalicionit fitimtar Gjeorgjia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini. Zonja Meloni, që pritet të bëhet kryeministre e Italisë, në prill të këtij viti e kishte përshëndetur Kuvendin Kombëtar të PD-së në Shqipëri. Ajo u kishte çuar mesazh demokratëve se ata mund të mbështeteshin gjithmonë te konservatorët italianë. PD-në e konsideronte si “parti e guximit, patriotizmit dhe lirisë”. E djathta e Italisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …