Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me drejtorin e urbanizmit Driton Mulaj kanë vizituar rrugën Rezallë-Likoc. Ndonëse zgjerimi i kësaj rruge ishte i planifikuar dhe i buxhetuar që nga vitit 2017, kjo rrugë akoma nuk është përfunduar. Kryetari Nura është zotuar që shumë shpejt do të vazhdojnë punimet dhe ky projekt përfundimisht të jetë në shërbim të qytetarëve. Prioritetet e kësaj qeverisje komunale në bashkësinë lokale të Likocit sipas kryetarit Nura janë zgjerimi i rrugës Rezallë- Likoc, ndërtimi i qendrës së Likocit, rregullimi i degëzimeve të rrugëve bashkë me ndriçimin e vendbanimeve dhe ndërtimi i degëzimeve të kanalizimeve.