leoni

Kryetari  Nura bën nderime për dëshmorët në 23 vjetorin e rënies

Në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, familjarët, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë, kanë bërë homazhe te varrezat e Avdullah Kodrës, Nuhi Gecaj, Ajet Beqirit dhe Xhemë Veliut në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Me nderime dhe vendosje të luleve të freskëta te lapidari në fshatin Klinë e Poshtme, janë përkujtuar edhe dëshmorët dhe martirët e këtij fshati, në 23 vjetorin e rënies së tyre. Edhe dëshmorët tjerë të UÇK-së, Demë e Musa Shala janë përkujtuar me nderime të larta, duke u shprehur mirënjohje të thellë, për sakrificën dhe rënien e tyre në mbrojtje të lirisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …