Kryetari Nura bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz

Me homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, sot është kujtuar sulmi i dytë mbi Familjen Jashari, në 26 vjetorin e këtij akti të forcave policore e ushtarake serbe mbi familjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së degët në Skenderaj, kanë nderuar dëshmorët e kombit me një minutë heshtje si dhe kanë vendos buqeta me lule të freskëta mbi varret e heronjve. Lavdi e përjetshme sakrificës dhe heroizmit të Familjes Jashari!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …