Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për harmonizimin dhe realizimin e projektit të Subqendrës në Runik me Qendrën e Kulturës, si objekt me vlerë të ruajtur nga trashëgimia jonë, me synimet për të rikthyer aktivitetet kulturore në këtë lokalitet parahistorik. Pjesë e pandarë e këtij bashkëpunimi është edhe Fondacioni HAJDE dhe artisti Petrit Halilaj me ekipin e tij, që do të kontribuojnë me mbështetje profesionale të përcaktimit të prioriteteve dhe identifikimin e nevojave të aktiviteteve të Shtëpisë së Kulturës.