leoni

Kryetari Nura ka vizituar AMF-në në Kllodernicë

Në kuadër të investimeve publike të Komunës së Skenderajt, përkatësisht investimit në sistemin shëndetësor, këto ditë ka filluar realizimi i projektit për rregullimin e rrethojës dhe oborrit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Kllodernicë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimit, e kanë vizituar AMF-në e këtij fshati, ku kanë përcjellë nga afër procesin e punimeve. Qeverisja Nura, gjatë këtij viti të parë të mandatit, ka bërë investime të shumta në sistemin shëndetësor të komunës së Skenderajt, respektivisht në renovimin e objekteve shëndetësore, ri-funksionalizimin e shërbimeve dhe pajisjen e QMF-ve dhe AMF-ve me laboratorë dhe mjete tjera të nevojshme mjekësore.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …