Kryetari Nura ka bërë homazhe në Kompleksin e Martirëve në Abri të Epërme të Drenasit, në përvjetorin e 26 të Masakrës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, deputetë të Parlamentit të Kosovës, familjarë dhe qytetarë tjerë, kanë bërë homazhe sot në Kompleksin e Martirëve në Abri të Epërme të Drenasit, në përvjetorin e 26 të Masakrës së Abrisë së Epërme.

“Me respektin më të lartë, sot përkujtojmë të vrarët e Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26 vjetorin e tmerrit serb mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur.

Lavdi për jetë e mot jetëve të humbura në Masakrën e Abrisë së Epërme!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Diturijen e vogël!”, ka thënë kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …