leoni

Kryetari Nura ka inspektuar punimet e projektit të poligonit multifunksional

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë inspektuar sot punimet e projektit të poligonit multifunksional, në kuadër të të cilit është edhe parkingu publik, i ndërtuar me dy nivele dhe me kapacitet deri në 300 vetura. Projekti në fjalë ka hyrë në fazën përfundimtare, megjithëse gjatë kësaj vere hapësira e parkingut ka qenë funksionale, e cila është shfrytëzuar nga ngasësit për parkim të veturave. Punimet aktualisht po zhvillohen në pjesën e sipërme të poligonit, ku sot ka filluar nivelizimi dhe vendosja e pllakave të gomës për fushat sportive, siç parasheh projekt, ndërkohë që intensivisht po punohet edhe në pozicionet e parapara në pllakat e parkingjeve.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …