Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtor, në ditën e veçantë për popullin shqiptar, në festën e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit, kanë kujtuar me respekt të veçantë figurat historike të kombit tonë dhe ngjarjet e lavdishme ndër shekuj, si Skenderbeu, Ismail Qemali, përvjetori i lindjes së kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka shprehur mirënjohje të thellë për gjithë dëshmorët e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, me gjithë nderin e madh edhe për çlirimtarët, presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, Krasniqi, Selimi e shokët tjerë, që po mbahen në kundërshtim me të vërtetën, e pa të cilët këto shënime festash janë jo kuptimplota! Gëzuar të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin! Ka thënë kryetari Nura më këtë rast.