Kryetari Nura, ka marrë pjesë në një tryezë ku po merrnin pjesë familjarët e personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka marrë pjesë në një tryezë ku po merrnin pjesë familjarët e personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Ai u ka thënë familjarëve se plagët e tyre janë të rënda, për faktin se 23 vite prej mbarimit të luftës ende nuk dihet për fatin e personave të zhdukur. Megjithëkëtë, kryetari Nura, ka siguruar mbështetje për këtë kategori.

“Këto zonja heroina – nëna dhe motra, qëndrojnë të pathyeshme mes kujtimeve për më të dashurit e tyre, që 23 vite prej mbarimit të luftës, jetojnë me vuajtje dhe mallin për të zhdukurit. I nderuar të isha në mesin e tyre, për të dëgjuar hallet dhe diskutuar për mundësitë që mund t’i mbështesim familjarët e personave të zhdukur, përtej angazhimit të përditshëm për zbardhjen e fatit të tyre”, është shprehur kryetari Nura.

Në komunën e Skenderajt figurojnë gjithsej 113 persona të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …