Kryetari Nura ka mirëpritur në takim disa nga ish të burgosurit politik dhe aktivistë të çështjes kombëtare

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur në takim disa nga ish të burgosurit politik dhe aktivistë të çështjes kombëtare dhe lëvizjeve popullore për çlirim, me të cilët ka diskutuar për aktivitetin e tyre dhe angazhimet e përditshme. Kryetari Nura ka thënë se kjo kategori e shoqërisë kosovare ka vuajtur me vite të tëra në burgjet serbe, të cilët janë maltretuar si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik, për shkak të bindjeve politike. Kreu i Skenderajt është shprehur me respekt ndaj të gjithë ish të burgosurve politik dhe aktivistëve të çështjes shqiptare, për kontributin e tyre në periudha të ndryshme kohore. Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …