Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka mirëpritur në takim oficerë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për çështje të përgjithshme, me theks të veçantë për situatën e sigurisë, e cila është vlerësuar e mirë dhe stabile. Kryetari Nura i ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it edhe për vërshimet dhe dëmet që u shkaktuan nga fatkeqësia. Nga ana e tyre, oficerët e KFOR-it kanë premtuar pajisje sportive për shkollat që janë përmbytur nga vërshimet.