leoni

Kryetari Nura ka mirëpritur në takim oficerin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në takim oficerin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci nga Lluasha e Skenderajt, i cili shquhet për kontributin e tij në profesionalizmin e FSK-së. Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku i kanë ndarë stemën e Komunës dhe mirënjohje, me këtë motivacion: “Kontribut të madh në profesionalizmin dhe ngritjen ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si ushtarak i zoti dhe instruktor ligjërues në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së. Përveç arritjeve tjera profesionale, ka përfunduar me sukses mandatin si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar”. Gjatë diskutimit, oficeri Geci, i cili shumë shpejt pritet të gradohet me titullin ushtarak të kapitenit, u ka bërë thirrje të rinjve të përfshihen sa më shumë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të masivizuar më shumë këtë forcë si Ushtri të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …