Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, në një ceremoni madhështore ka ndarë mirënjohje për luftetaret trimëresha të Zonës Operative të Drenicës, që luftuan krah burrave luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e lirisë së popullit tonë. Mirënjohje të lartë institucionale edhe për doktoreshat dhe infermieret e Spitalit Ushtarak të Zonës Operative të Drenicës, për kontribut ndaj të plagosurve gjatë luftës. Mes të përmendurave me respekt, i është nda mirënjohje post-mortum edhe për tri luftëtare të lirisë, që nuk jetojmë më mes nesh, por kujtimi për to do të jetë i pavdekshëm. Përjetësisht mirënjohjes, për gjithçka kanë bërë në kohërat më të vështira të popullit shqiptar! Ka thënë kryetari Nura.