Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për projektin e rregullimit të shtratit të Lumit “Klina”. Me këtë rast, kryetari Nura e ka mirëpritur ministrin Aliu në zyrën e tij të punës, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin institucional mes Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për projektet kapitale që do të realizohen në komunën e Skenderajt. Projekti i rregullimit të shtratit të lumit të vetëm “Klina” do të përfshijë vijën e shtratit në pjesët që nuk kanë qenë të rregulluara më herët.