Kryetari Nura ka prit në takim përfaqësues të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka prit në takim përfaqësues të KFOR-it, përkatësisht komandantin aktual të ekipit slloven të LMT-së, kapiteni Matjaz Cimperman me bashkëpunëtorë dhe eprorë të Komandës Rajonale Lindje. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, në fushat e përgjegjësisë, bashkëpunim ky që është vlerësuar i frytshëm si nga ana e kryetarit Nura ashtu edhe nga KFOR-i. Gjatë takimit është prezantuar komandantja e re e ekipit të LMT-së, që do të shërbejë për 6 muaj në vazhdim. Kryetari Nura, me këtë rast, duke i uruar për detyrën e re, ka ofruar bashkëpunimin e plotë nga ana organeve komunale, në funksion të përmbushjes së misionit të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …