Kryetari Nura ka pritur në një takim humanistin shqiptar Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në një takim humanistin e madh shqiptar Halil Kastrati, i cili njëherit është edhe Qytetar Nderi i Skenderajt. Në këtë takim është diskutuar për hapat që do të ndërmerren pas vërshimeve të 19 janarit, sa i përket rindërtimit dhe sanimit të shtëpive të dëmtuara nga përmbytjet, si dhe mundësinë e kompensimit të dëmeve të familjeve që u preken nga fatkeqësia. Kryetari Nura ka thënë se komisioni profesional ka bërë vlerësimin e dëmeve në bazë të të dhënave që ka grumbulluar nga tereni dhe kërkesave nga familjet për kompensim, raport ky i cili do t’i dorëzohet brenda pak ditësh nivelit qendror. Nga ana e tij, Kastrati ka siguruar kryetarin Nura për gatishmërinë e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për të ndihmuar Komunën e Skenderajt në aspektin e kompensimit të dëmeve të familjeve që u dëmtuan nga vërshimet. Siç theksoi humanisti Kastrati, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behxhet Pacolli” janë bërë bashkë që të japin kontributin e tyre në rindërtimin e zonave të dëmtuara në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …