Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve respektive, që është vlerësuar i shkëlqyer. Kryetari Nura dhe ambasadori Angili janë pajtuar të vazhdojë bashkëpunimi, në interesin e qytetarëve të komunës së Skenderajt.