Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka pritur në takim bashkatdhetarin Haxhi Fejzullahu nga Kuqica, i cili ka dhënë kontribut në sportin e Drenicës si ish-futbollist profesionist, e që tani me veprat e tij artistike si piktor, promovon artin dhe kulturën e trevës sonë në Austri, ku edhe jeton e vepron.