Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i shoqëruar nga drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë pritur në takim drejtoreshën për bashkëpunim ndërkombëtar në Qendrën për Cilësi në Arsim dhe Kualifikim të Mësimdhënësve, Sigrid Roth, me bashkëpunëtorë, të shoqëruar edhe nga konsulli në Shtuttgart Besnik Miftari, ku është diskutuar për projektin për trajtimin në fushën e arsimit profesional në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj. Projekti që financohet nga qeveria e Landit Baden Württemberg dhe implementohet nga Qendra për Cilësi në Arsim dhe Kualifikim të Mësimdhënësve, parasheh një varg aktivitetesh, trajnime dhe materiale relevante të përkthyera në gjuhën shqipe, për profile të caktuara, që do të jenë të dobishme për procesin mësimor në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj.