Kryetari Nura ka pritur në takim dy ish-oficerët e Armatës Shqiptare, Ylli Mici dhe Eduard Abazi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim dy ish-oficerët e Armatës Shqiptare, Ylli Mici dhe Eduard Abazi, që shoqëroheshin nga Kimete Kodra, bashkëshortja e komandantit Ilaz Kodra dhe vëllai i tij, Avni Kodra, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në komunën e Skenderajt, si dhe për kontributin ushtarak të mysafirëve ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy ish oficerët shqiptar kanë kontribuuar në stërvitjen dhe profesionalizimin e celulave të para të UÇK-së, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Akademinë Ushtarake “Skëndërbeu” në Surrel të Shqipërisë, gjatë periudhës kohore tetor – nëntor të vitit 1991, pas së cilës kohë trimat e UÇK-së do të ktheheshin në Kosovë, për të nisur luftën e lavdishme për lirinë e popullit tonë. Me këtë rast, kryetari Nura u ka ndarë dy ish-oficerëve Stemën zyrtare të Komunës së Skenderajt.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …