Kryetari Nura ka pritur në takim gjeneralin Xhevahir Gecin

Kryetari i komunës së Skënderajt z. Fadil Nura ka pritur të hënën në takim gjeneralin Xhevahir Geci. Në postimin e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar:

“Kënaqësi të mirëpres Xhevahir Gecin, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndër eprorët e zotë të kësaj ushtrie të lavdishme, pjesë drejtuese e TMK-së, i cili angazhimin ushtarak dhe me titullin e gjeneralit e ka përfunduar me pensionim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

I dëshmuar me një përvojë të bujshme dhe i gatshëm për përgjegjësi të reja si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Në sallën që ushtonte nga energjia e jashtëzakonshme e bashkimit tonë, dëshmuam forcën tonë politike

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Republikës …