leoni

Kryetari Nura ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, në një takim vëllazëror. Gjatë diskutimit, kryetari Nura është shprehur i interesuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë për procesin e regjistrimit të popullsisë. Kreu i Skenderajt ka falënderuar kryetarin Arifi për vizitën që i bëri komunës së Skenderajt, ndërsa është shprehur i gatshëm të ndihmojë vëllezërit tanë në çfarëdo forme që është e mundshme. Nga ana e tij, i pari i Komunës së Preshevës, është shprehur falënderues ndaj kryetarit Nura, për pritjen dhe shprehjen e vullnetit për t’i mbështetur shqiptarët në Luginën e Preshevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …