leoni

Kryetari Nura ka pritur në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht përfaqësues të Organizatës bamirëse LDS Charities

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht përfaqësues të Organizatës bamirëse LDS Charities, që shoqëroheshin nga kryetari i Degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra. Gjatë kësaj vizite, miqtë amerikan kanë sjell një donacion për komunën e Skenderajt dhe familjet e prekura nga vërshimet, me gjera ushqimore, veshmbathje dhe artikuj të tjerë elementar. “Përkundër kësaj sfide, i tërë komuniteti në Skenderaj, vullnetarë të ndryshëm, janë bërë bashkë për të mbështetur njëri-tjetrin, për të mbështetur banorët e Skenderajt në kohë të vështira. Së bashku me çiftin bashkëshortor Milton dhe Susanne Penrod nga LDS Charities, vullnetarët, Issac Snider, Lindis Marra, Teisa Mahe, Amelia Stevens, deputeten Blerta Deliu Kodra, zyrtarët komunal, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, organizatat lokale dhe vullnetarët Fatlum Rexhaj, Fitore Shaqiri, Blend Ismajli, jemi munduar të ofrojmë ndihmë për të prekurit nga përmbytjet, duke shpërndarë ushqim dhe furnizime të tjera të nevojshme”, është shprehur Jakupi. Në emër të Komunës së Skenderajt, i ka falënderuar kryetari Nura, i cili është shprehu i lumtur për mbështetjen e ofruar nga donatorët e ndryshëm.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …