Kryetari Nura ka pritur në takim nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitakun

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi, kanë mirëpritur sot në Skenderaj nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës, Floretë Zejnullahu dhe Blerta Deliu – Kodra. Me këtë rast, së bashku kanë vizituar disa nga OJQ-të dhe bizneset që zhvillojnë veprimtari të ndryshme në Skenderaj, e të cilat janë përfituese të projektit të përbashkët të Komunës së Skenderajt me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian. Fillimisht është vizituar Shoqata e Grave “Drugëza” e cila merret me punime artizanale, më pas ata kanë vizatuar edhe servisin e veturave “Behxheti” dhe kompaninë e pastrimit “Dua” në Polac, ku kanë parë nga afër aktivitetin e tyre biznesor.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …