Kryetari Nura ka pritur në takim nxënësit e shkollës International Maarif Schools of Kosova, në Prishtinë dhe Prizren

Përmbytjet e 19 janarit në komunën e Skenderajt dhe pasojat që lanë ato pas, kanë prekur pothuajse të gjithë shqiptarët që dëgjuan dhe panë me sy nga ajo që u pasqyrua. Edhe nxënësit e shkollës International Maarif Schools of Kosova, në Prishtinë dhe Prizren, u preken nga situata e krijuar. Për t’u dal sadopak në ndihmë qytetarëve të prekur, nxënësit e kolegjit në Prishtinë, u organizuan për të mbledhur të holla nga nxënësit, të cilët, edhe pse në moshë të re, tregojnë shpirtin e tyre human. Kurse bashkëmoshatarët e tyre nga Prizreni, mblodhën gjera ushqimore, për t’i shpërndarë për familjet e prekura nga vërshimet. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Fadil Nura, është shprehur mirënjohës për gjestin e fëmijëve, duke i falënderuar për solidaritetin dhe veprën bujare.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …