Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania” në Gjermani, të kryesuar nga Naser Hoxhaj me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, kjo shoqatë ka grumbulluar mjete financiare nga bashkatdhetarët tanë, në vlerën e 1,500 eurove, për t’i ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet e 19 janarit, nëpërmjet Fondit Emergjent të Vërshimeve. Kryetari Nura është shprehur falënderues për solidaritetin e vëllezërve dhe motrave në diasporë, për mbështetjen ndaj komunës së Skenderajt.