Kryetari Nura, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë ne Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë ne Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës, dhe për mundësinë për të mbështetur në implementimin e projekteve në fusha të ndryshme në komunën e Skenderajt. Më pas, Nura dhe Yamanaka kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës, mes Ambasadës dhe Shoqatës së Grave “Okarina” nga Runiku, në kuadër të zbatimit të projektit për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, dhe pavarësimin ekonomik të grave dhe anëtarëve të kësaj shoqate. Pas ceremonisë, ata kanë kryer një vizitë në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide” në qytet, ku janë pritur nga menaxhmenti dhe kanë qëndruar për disa çaste edhe me fëmijët e çerdhes publike.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur, zyrë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …